fbpx

U ndanë pas lindjes së bebit, ish-partnerja e këngëtarit të njohur plas bombën: Më tradhtonte vazhdimisht

nga Revista Kosovarja

Jason Derulo dhe Jena Frumes i dhanë fund lidhjes në Shtator të vitit 2021, vetëm katër muaj pas ardhjes së djalit të tyre në jetë. “Unë dhe Jena kemi vendosur të ndahemi”, shkroi këngëtari në Twitter, duke shokuar jo pak fansat.

Së fundmi, pothuajse një vit pas ndarjes së bujshme, Jena ka treguar arsyen. Në një postim në Instagram, ajo është shprehur se Jason e tradhtonte vazhdimisht.

Jena ka publikuar një foto me bikini, krahas së cilës ka shkruar: Ti je e bukur, ke vlera dhe je e pazëvendësueshme. Mos e harroni këtë.

Një ndër ndjekësit e saj i ka komentuar: Ti ia vlen në çfarë mënyre? Ti nuk e e martuar, që do të thotë se fëmija yt është bastard dhe ti po luan rolin e k*rvës. Të gjithë e keni ngatërruar moralin.

Ky koment i pakëndshëm ka bërë që Jena të flasë rreth ndarjes me Jason.

“Nuk do ta quaja veten time k*rvë, është për të ardhur keq që situata ime nuk funksionoi sepse ne dikur aspironim të martoheshim, por ndoshta është më mirë të jesh beqare sesa të jesh në një lidhje dhe të mos respektohesh, të tradhtohesh dhe të gënjehesh vazhdimisht. Apo është më mirë të qëndrosh dhe të jesh e heshtur në mënyrë që njerëzit si ti të aprovojnë?”, i është përgjigjur ajo.

Më tej në një postim në Instastory Jena ka shtuar: Askush nuk aspiron të jetë një nënë beqare, për mua është zemërthyerja dhe dështimi më i madh të di se jam vetëm në këtë. Por nëse gjërat tuaja të panegociueshme po testohen, nuk do të gjeni kurrë paqe në atë marrëdhënie. Nëse një burrë dëshiron një vajzë të ndryshme çdo javë mbi familjen e tij, unë kurrë nuk do ta pranoj këtë… ne kurrë nuk do të jemi në gjendje ta bëjmë lidhjen të funksionojë.



Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]