fbpx

U pa në momente intime me producentin italian, Selena Gomez jep deklaratën e papritur

nga Revista Kosovarja

Selena Gomez zbuloi se dëshiron që së shpejti të martohet dhe të bëhet nënë.

Ajo tha se është e përgatitur të largohet nga aktrimi për t’u fokusuar në jetën e saj personale.

“Shpresoj të martohem dhe të bëhem nënë. Do lodhem nga e gjithë kjo, kështu që ndoshta do t’i kushtoj pjesën më të madhe të jetës sime në filantropi”-tha 30-vjeçarja në podcast “Giving Back Generation”.

Selena zbuloi se dëshira për tu bërë prind i lindi teksa pa gjysmëmotrën e saj 8-vjeçare Gracie Teefey duke u rritur.

“Nuk ka ndjenjë më të mirë në botë. Ndihem si prind në një farë mënyre, edhe pse nuk jam. Dua ta shijoj jetën ashtu siç e shijon ajo jetën”, tha këngëtarja.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]