fbpx

U paraqit si gjinekologe në Facebook për të marrë foto intime nga gratë, dënohet me mbi tri vjet burgim

nga Revista Kosovarja

Një burrë që mashtroi dhjetëra gra për t’i dërguar foto të organeve të tyre gjenitale duke u paraqitur si një gjinekologe femër në Facebook, është dënuar me tre vjet e katër muaj burgim, në Singapor.

Gjykatat shtetërore e shpallën Ooi Chuen Wei, 37 vjeç, nga Malajzia, fajtor për “mashtrim nga personaliteti”.

Ooi përdori një profil të rremë në Facebook për të kontaktuar gratë, duke u kërkuar atyre të plotësonin sondazhe që përfshinin pyetje në lidhje me organet e tyre gjenitale dhe jetën seksuale, sipas dokumenteve të gjykatës.

Gjatë një periudhe prej katër vitesh, ai mashtroi 38 gra dhe mori rreth 1,000 foto dhe video intime.

Veprat dolën në dritë korrikun e kaluar kur një grua, e cila dyshonte për Ooi dhe kuptoi se nuk kishte një mjek të tillë, bëri një raport në polici.

Policia më pas bastisi shtëpinë e Ooi dhe sekuestroi pajisjet e tij. Gjatë hetimeve policore, ai ka pranuar se ka mashtruar gratë, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Prokuroria kërkoi një dënim me burg prej të paktën tre vjet e tetë muaj për Ooi, duke përmendur numrin e madh të viktimave dhe sa kohë ai kishte vazhduar mashtrimin e tij.

“I akuzuari ekzekutoi një skemë të menduar me kujdes për të kënaqur dëshirat e tij seksuale”, tha prokurori i rastit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]