fbpx

U raportua e zhdukur, gjendet e vdekur 86-veçarja në Rahovec

nga Revista Kosovarja

E moshuara e Rahovecit është gjetur pa shenja jete sot, rreth një kilometër nga shtëpia e saj në Ratkoc.

Deni Hameli nga Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor ka thënë se mbrëmë ka filluar kërkim-shpëtimi deri në orët e hershme të mëngjesit, por shkaku i motit të ligë nuk kanë mund ta gjejnë.

Sot, sipas tij, e kanë njoftuar familjarët se bashkë me fshatarët e kanë gjetur në një fushë te fshatit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]