Gjatë ditës së djeshme është raportuar se një vajzë e re ka rënë nga kati i 4-të i banesës së saj, duke pastruar dritaret.
Nga Klinika Intenzive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), kanë treguar për IndeksOnline se gjendja e saj vazhdon të mbetet e rëndë, edhe një ditë pasi ndodhi rasti.
“Gjendja e saj vazhdon të jetë e rëndë”, kanë thënë nga kjo klinikë.
Lidhur me rastin, detaje kanë dhënë edhe nga policia e Kosovës.
“Është raportuar se viktima femër kosovare ka pësuar lëndime trupore. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.”, thuhet në raportin 24- orësh të policisë së Kosovës.