fbpx

“U rrit jetim dhe nënën e ka arsimtare në këtë fshat të Podujevës” – Detaje të reja nga vrasja e 30 vjeçarit

nga Revista Kosovarja

Egzon Haziri – rreth 30 vjeçar – dyshohet se mbeti i vrarë mbrëmë në Prishtinë.

Ai është nga fshati Bellopojë, Podujevë dhe Llapi.info ka marrë informacione për të nga disa të afërm të tij.

Siç mëson Llapi.info, Egzoni është rritur jetim (pa baba) dhe e ka vetëm një vëlla.

Nëna e tij është arsimtare në shkollën e fshatit Bellopojë.

Derisa, përveç vrasjes së 30 vjeçarit, nga kjo ngjarje e rëndë kanë mbetur të plagosur edhe dy persona tjerë.

Një grua kalimtare e rastit tragjik, është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Llapi.info do ju mbajë të informuar lidhur me këtë rast të rëndë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]