fbpx

“U tallë me Burimin për pamjen, ti je burrë me fustan”- VIP-at e Big-ut e humbin kontrollin

nga Revista Kosovarja

Nuk janë bërë as një javë që kur ka filluar edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova.

Brenda këtyre pak ditëve Vipat e Big-ut nuk lanë të zezë pa bërë.

Bullizim, kërcënime, grindje e shumçka tjetër ata i servuan publikut pa pikë hezitimit.

E madje disa prej këtyre situatave nuk u dënuan as nga opinionistët e as nga produksioni.

Aktori Rezart Veleshnja mori edhe rolin e psikologut e psikiatrit, ani pse nuk e ka as edhe një përgaditje të vetme në këtë drejtim.

“Ti je i sëmurë, ajo nuk është normal, dukesh si psiqik”, ishin disa nga shprehjet me të cilat banori i drejtohej banorëve të tjerë.

Ai jo vetëm që u mundua ta luaj profesionistin e shëndetit mendor, u mundua edhe ta imitoj, sipas tij, një banor tjetër, Burimin.

Për ta bërë komikun ai bënte sikur po ecën si Burimi dhe po i lëviz sytë si ai.

Pra, pa pikë empatie e pa fije turpi ai u tallë me karakteristikat fizike të tij. E pasi i pa reagimet e te tjerëve tha se ajo sjellje nuk ishte bullizëm por imitim.

Nuk kanë munguar as kërcënimet se do të ushtrohet dhunë.

Rezarti i drejtohet Besfortit me shprehjen seksiste; Provova me folë një herë me ty por ti nuk ishe burrë, ishe me fustan dhe sytjena.

Ndërkaq ky i fundit i kundërpërgjigjet duke i thënë: ik se po të mbyti shpulla.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]