fbpx

U tha se do të jetë pjesë e “Big Brother VIP”, por ky emër i njohur i ekranit do të shfaqet në një tjetër format

nga Revista Kosovarja

Prej ditësh po përflitet se koreografia dhe balerina e njohur, Riselda Sejdia do të jetë pjesë e programit “Big Brother VIP”.

Mirëpo së fundmi ajo ka hedhur poshtë këto zëra duke zbuluar se do të jetë pjesë “T’ka mami yll”, që pritet të nisë në ekranin e ABC.

Nëpërmjet një postimi në “Instagram” ajo ka publikuar një foto dhe ka zbuluar se do të jetë një nga anëtarët e jurisë.

 “@albinakodanceacademy ky program do të bëjë namin, kaq po të them… Ndihem tepër e lumtur që jam pjesë e jurisë @tka.mami.yll @abcnewsal @albi_nako faleminderit për ftesën dhe faleminderit që besuat tek unë… Na shkoftë mbarë të gjithëve… ⭐️”, ka shkruar Riselda krahas fotos.

“Dance Reality Show” me titull “T’ka mami yll”, ku protagonistë do të jenë fëmijët e moshës 10- 15 vjeç. Por edhe mamatë e tyre, të cilat do të synojnë, me çdo kusht, që në sfidat e kërcimit fitues të jetë fëmija i tyre.

Koreografi Albi Nako, që është dhe ideatori i këtij projekti tha më herët se “T’ka mami yll” do të vijë jo vetëm si spektakël javor, por edhe si një format i përditshëm “reality”.

Po ashtu, më herët u zbulua se pjesë e jurisë do të jetë edhe Erjona Rusi, ndërsa moderatore, Ilda Bejleri.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]