fbpx

U tha se janë ndarë, Dafina Zeqiri dhe Dj Geek, shihen së bashku

nga Revista Kosovarja

Ditët e fundit ka pasur thashetheme se Dafina Zeqiri dhe Dj Geek i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, kjo pasi dyshja ka fshirë të gjitha fotot që kanë bashkë në rrjetet sociale, po ashtu edhe nuk ndiqeshin më në Instagram.

Tanimë aktualisht artistët ndiqen në rrjetet sociale, edhe pse ndoshta i kanë bërë “follow” njëri-tjetrit menjëherë sapo kanë nisur aludimet për marrëdhënien e tyre.

Ajo që është më e rëndësishme, në një prej koncerteve të fundit, ata janë shfaqur bashkë, duke qenë se Geek është pjesë e ekipit artistik të Dafinës, ndërsa Dafina edhe e ka postuar momentin ku duken bashkë në Instagram-in e saj.

Pra çifti duket se nuk është larguar nga njëri-tjetri, ashtu siç është përfolur.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]