fbpx

U tha se nisi një lidhje të re pas ndarjes nga Pique, flet Shakira

nga Revista Kosovarja

Muajt e fundit nuk kanë qenë të lehtë për Shakiran.

Këngëtarja ka qenë në kryefjalë pas ndarjes së saj nga Gerard Pique, dhe që atëherë, janë shfaqur thashetheme të panumërta në lidhje me dashurinë dhe jetën e saj personale.

Që nga romanca e re e Piques me Clara Chian, ka pasur spekulime se çfarë do të ndodhë më pas për kolumbianen.

E lodhur nga zhurma e mediave dhe me një mesazh të fuqishëm, Shakira i ka bërë të qarta njëherë e mirë gjërat.

“Në respekt për fëmijët e mi dhe momentet që po kalojnë, kërkoj nga mediat të ndalojnë spekulimet”, tha ajo.

“Unë nuk kam partner dhe asgjë tjetër përveçse t’i përkushtohem plotësisht fëmijëve të mi dhe mirëqenies së tyre”, është shprehur ylli i muzikës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]