fbpx

UB- ura bashkëpunimi me ndërmarrjet nga Kosova që target kanë edhe tregun europian

nga Revista Kosovarja

Unioni i Bizneseve (UB) po punon të krijojë ura bashkëpunimi me ndërmarrjet nga Kosova, të cilat target kanë edhe tregun Europian.
Në vazhdën e krijimit të këtyre urave të bashkëpunimit, ishte edhe vizita e Kryetarit të UB, Nazmi Viqa, së bashku me anëtarin e Kryesisë dhe drejtorin e financave, Vllaznim Kelmendi, te Kompania Frigo Deluxe, me pronar Burim Kuraja.

Kompania Frigo Deluxe e cila ekziston që nga viti 2016, është e fokusuar të ofroj pajisje dhe shërbime inovative në industrinë ushqimore.


Pajisje Profesionale për Kuzhina Industriale dedikuar për Hotele, Restorane, Bare, Pastiqeri etj
Krahas tregut lokal, synim te vazhdueshëm ka edhe tregun europian, ku aktualisht exporton rreth 10% të ketyre produkteve dhe shërbimeve.

Unioni i Bizneseve do të krijoj ura lidhëse bashkëpunimi të ndërmarrjeve të sukseshme nga Vendlindja me ato Kompanitë anëtare të saja në Gjermani.

Suksesi krijon lidhjet!

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]