Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

UB uron Bekim Brestovcin në detyrën e re – zv. Ministër në MPJ të Kosovës

nga Revista Kosovarja

Para pak ditësh biznismeni dhe veprimtari i njohur Bekim Brestovci është emëruar zv. ministër në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës , për çka sot mori edhe një urim të veçantë nga miqët e bashkëpunëtorët e Unionit tê Biznisit, të shkruar nga kryetari Nazmi Viqa . 

Mbi artikull

Postimi i plot i urimit :

Të nderuar anëtarë të UB, kemi kënaqësinë t’ iu informojmë, që para disa ditëve ish-drejtori i Unionit të Bizneseve shqiptaro-gjermane, Bekim Brestovci, mori detyrën e zv. Ministrit në Ministrinë e punëve të jashtme dhe diasporës.

Të gjithë ne jemi deshmitarë të një pune të palodhshme dhe shumë të suksesshme të Bekimit në afarizëm, por, jemi edhe dëshmitarë të një pune të palodhshme e shumë të suksesshme dhe të një përfaqësimi dinjitoz të tij, gjatë ushtrimit të funksionit të tij, drejtor ekzekutiv i UB-së.

Moneytizer Paragrafi 4

Andaj, të nderuar anëtarë, sot në emrin tim por, edhe në emër të të gjithë juve dua ta falenderoj Bekimin për gjithë kontributin e dhënë për UB, e njëherit t’ i dëshiroj punë të mbarë e shumë suksese në detyrën që ka marrë, duke i garantuar mbështetjen tonë maximale në konkretizimin e projekteve të tij të një rëndesie të veçantë për RKS dhe Diasporën e në veçanti në projektet që kanë të bëjnë me ndërtimin e lidhjeve Diasporë-Kosovë, të fushave të ndryshme ekonomike.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]