48
Ueda dhe Arlindi janë çifti që u njohën në “Love Island Albania”, e që u bënë edhe prindër të një vajze, Ameas.
Në emisionin veror të “Sol”, çifti tregoi për dashurinë e tyre.
“Unë kam pasur dëshirë të jem një mama e re. Të kem një marrëdhënie të ngushtë, të kesh si një shoqe fëmijën”, u shpreh Ueda.
Ndërsa Arlindi tha se Amea ia ka ndryshuar jetën plotësisht, në anën e mirë.
“Familja është e shenjtë”, u shpreh Arlindi.
Për më shumë, ndiqni videon e mëposhtme: