fbpx

Ukraina dhe Moldavia marrin statusin e kandidatit për anëtarësim në BE

nga Revista Kosovarja

Ukrainës dhe Moldavisë i është pranuar statusi i kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Twitter, presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, njofton Klankosova.tv.

“Një moment historik. Sot shënon një hap vendimtar në rrugën tuaj drejt BE-së”, shkroi Michel.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i cili tha se e ardhmja e Ukrainës është në BE.
“Mirënjohës ndaj Charles Michel dhe liderët e BE-së për mbështetje. E ardhmja e Ukrainës është brenda BE-së”, tha ai.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]