Ukraina nuk do të dorëzohet kurrë dhe ushtarët e vendit janë po aq heroikë sa James Bond, tha për Sky News një ish-ambasador i Ukrainës në BE. Kostiantyn Yelisieviev u shpreh: “Ukraina pa asnjë dyshim që do të mbijetojë. Ne nuk do të dorëzohemi kurrë”.
“I gjithë kombi është i bashkuar, i gjithë kombi po lufton. Ajo që është shumë e rëndësishme është që të gjitha forcat politike, e gjithë shoqëria, të jenë të bashkuar. Çdo dritare, çdo shtëpi, çdo rrugë, do të jetë ferr për agresorin, për pushtuesit”.
Ai shtoi se Putin nuk ka mundur të arrijë qëllimin e tij dhe shprehu mirënjohje për partnerët perëndimorë të Ukrainës.
“Ka një luftë jo vetëm për Ukrainën, ka një luftë për liri për të gjithë Europën.” Ish-ambasadori vijoi më tej duke krahasuar çdo ushtar ukrainas me James Bond dhe duke thënë se ata janë heronj. Sipas Yelisieviev, Putin ka bërë një gabim të madh dhe pushtimi i Ukrainës është fillimi i fundit për regjimin e liderit ruse.