Artisti i ndjerë, Dr.Flori, sot (e hënë) do të festonte ditëlindjen e 43-të.
Këngëtari, i cili ishte pjesë e West Side Family, është përkujtuar nga bashkëpunëtorët e anëtarët e tjerë të këtij grupi.
Ka qenë Landi Fornia, ai që ka bërë një dedikim në rrjete sociale, ku ka publikuar një fotografi të vjetër të tyre.
View this post on Instagram
Postimi i plotë i Landit (pa ndërhyrje):
“Thonë: “Një foto vlen sa një mijë fjalë”.
Nuk e di nëse një mijë fjalë do të ishin mjaft, por edhe nëse do të ishin, boshllëku mbetet e s’kam ç’bëj tjetër veçse të shoh foton e të kujtoj të gjitha ato momente të jetuara, të cilat sigurisht ua kalojnë fjalëve.
Në kujtim të Floran Kondit, i njohur si Dr. Flori
28 shkurt 1979 – 17 nëntor 2014”.
View this post on Instagram