Sot është përuruar rinovimi i soliterave në Ulpianë.
Në këtë rinovim kanë marrë pjesë kryeshefja ekzekutive e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright, vajza e ish-sekretares amerikane Madeleine Albright,
Po ashtu, të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe ambasadori i ShBA-së në Kososvë, Jeffrey Hovenier, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe kryetari i Prishtinës Përparim Rama.
Albright ka thënë se MCC së bashku me Kosovën kanë bashkëpunuar që nga viti 2017.
“Që nga viti 2004 MCC në bashkëpunim me 40 shtetet e botës i kanë ndihmuar gjithandej në botë për të shtyrë përpara rritjen ekonomike dhe zvogëlimin e varfërisë… MCC me Kosovën ka bashkëpunuar që nga viti 2017 kur kemi bërë nënshkrimin e marrëveshjeve, me Kosovën kemi punuar bashkërisht në furnizim në energji elektrike, në sundim të ligjit etj”.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se SHBA po e ndihmon Kosovën ai ka thënë që shpreson që banorët këtu të kenë një dimër më të ngrohtë.
“Siç e dini kriza e energjisë që po ndodhë në botë është duke ndodhur edhe në Kosovë. Natyrisht ShBA është duke ndihmuar Kosovën. Këtu kemi një partneritet te fuqishëm, shpresojmë që banorët do ta keni një dimër më të ngrohtë”.
Ai shtoi se MCC ka investuar me 60 për qind për renovimin e soliterave, komuna e Prishtinës 30 për qind dhe banorët 10 për qind.