Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

“Unë dal tani nga shtëpia”, pas debatit me Dj PM, Sarah e gatshme të largohet nga Big Brother VIP

nga Revista Kosovarja

Mes tyre nisi gjithçka si një romancë e bukur brenda mureve të shtëpisë më të ndjekur në Shqipëri, “Big Brother VIP”, por nuk duket se rrjedha e kësaj marrëdhënieje po ndryshon.

Mbi artikull

Ishte Sarah ajo që i dhuroi e para një puthje Dj PM dhe pranoi më në fund pëlqimin e saj, ndërsa puthjet nëpër shtëpi vazhduan të dhurohen njëra pas tjetrës.

Mirëpo, e premtja mbrëma dhe rrëfimet e tyre ndryshuan ose “krisën” marrëdhënien e Sarës dhe Dj PM.

Pajtimi ka treguar se e respekton shumë Sarën, megjithatë nuk e sheh si mundësi një lidhje brenda shtëpisë. Kjo deklaratë çoi në vendimin e Sarës se brenda në shtëpi s’do të kishte më as puthje mes tyre.

Moneytizer Paragrafi 4

Sot, Sarah ka kërkuar të sqarohet me Dj PM veçmas të tjerëve.

“Nëse unë po të bëj të ndihesh keq, unë dal që tani nga shtëpia”, i ka thënë Sara Pajtimit duke qarë.

‘’Boll dëgjove njerëzit, ti mjafton të dëgjosh një fjalë dhe e kthen mendimin brenda minutit. Unë nuk ia jap këtë kënaqësi njerëzve, më mir të dal që nesër dhe të eci me kokën lart sesa të më thonë që ishe lojtar, i shtirur apo i paqëndrueshëm. Më ke puthur e pranoj, nuk po them që nuk e kam ndjerë por ndjenjat edhe ndryshojnë, e thash edhe gjatë spektaklit dhe nuk kam pse dëgjoj askënd.”- ka thënë konkurrenti.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]