Arlindi ka rrëfyer historinë e jetës së tij dhe familjes.
I prekur ai ka rrëfyer:
Mbaj mend kur isha 6 vjeç, emigrimin që lamë Shqipërinë dhe kemi jetuar në një dhomë 20 m² unë, mami dhe babi.
Gjuha ka qenë një problem i madh në lidhje me shkollimin tim. Kam përjetuar bullizmin në Gjermani, por kjo më ka vlejtur sepse më ka mësuar që t’ia dal vetë. Kam qenë 13 vjeç kur fillova të merem me sport dhe aty nisi ndryshimi për mua, s’kam lënë më kurrë njerëzit të bënin padrejtësi ndaj meje.
Prindërit më kanë dhuruar gjithë dashurinë e botës, do doja ta kisha një motër ose vëlla por kështu ishte jeta ime. Besoj që i kam bërë krenarë sepse nuk u kam sjellë kurrë probleme në shtëpi.
Babain e kam të sëmurë, ka 10 vite. Unë që 18 vjeç kam marrë përsipër përgjegjësinë e familjes. Ata më kanë lindur në një moshë të madhë sepse u kishin thënë që nuk mund të lindin fëmijë dhe lutjet e tyre bënë të mundur që të më kishin mua. Në Love Island Albania kam gjetur dashurinë e jetës.