Pas disa muajve që nuk kishim dëgjuar për ta, thashethemet rreth Capital T dhe Adrola Dushi u rikthyen sërish madje kësaj radhe me lajme më të forta se kurrë.
Një fotografi e publikuar bashkë me modelen në faqen zyrtare të Capital T bëri që rrjeti të ziente me urime të shumta për kinse fejesën e tyre.
Nuk dihet kush e nisi i pari por poshtë fotos figurojnë qindra mesazhe me urime për lidhjen dhe fejesën e tyre.
Kjo ka nxitur reagimin e reperit, i cili si duket e ka marrë me qetësi.
‘’Kur të fejohna përnime ma boni përhajër, kjo foto u postu nga stafi im të cilët e menaxhojnë faqen time ju faleminderit’’, ka shkruar Capital T.