fbpx

Urimi i Ryan Reynolds për Blake Lively është i tejmbushur me dashuri

nga Revista Kosovarja

Ryan Reynolds i ka dedikuar disa fjalë shumë të ndjera bashkëshortes së tij, Blake Lively në ditëlindjen e saj.

Aktorja feston 36-vjetorin dhe Reynolds ka postuar disa foto të tyre të shkrepura përgjatë 11 viteve së bashku.

“E vetmja gjë e pathyeshme e imja në botë është dashuria, vlerësimi dhe admirimi që ndiej për këtë njeri. Të dëshmoj jetën e saj është diçka që s’do mund ta merrja për të mirëqenë edhe nëse përpiqesha. Dhe më besoni, përpiqem. Gëzuar ditëlindjen Blake. Je e përsosur”.

Gjatë këtij muaji çifti u fotografua në Paris ku kishin shkuar për një udhëtim romantik rreth 5 muaj pasi u bënë prindër për herë të katërt.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]