255
Asdren Gjikolli – Gjiko sot feston ditëlindjen.
Në mesin e shumë urimeve që reperi ka pranuar, s’kishte si të mungonte ai i bashkëshortes, moderatores Elita Rudi, shkruan “Kosovarja”.
Prezantuesja ka postuar disa fotografi të papublikuara krah artistit ku ia ka uruar ditën e lindjes me disa fjalë të veçanta.
“Ti je qielli imë në tokë. Gëzuar ditëlindjen. Të dua përgjithmonë”, ka qenë shkrimi i saj special për partnerin.
View this post on Instagram
Ndryshe, dyshja kanë së bashku dy fëmijë, një djalë, Zërin dhe një vajzë, Botën.
View this post on Instagram