178
Beatrix Ramosaj sot feston ditëlindjen e saj të 29-të dhe ajo mori urime të shumta nga njerëzit esaj të dashur.
Më i veçanti është nga vëllai i saj, këngëtari, Alban Ramosaj, i cili ka zgjedhur disa fjalë të ëmbla për ta uruar të motrën.
Ai ka publikuar në InstaStory një foto të motrës së tij, teksa ka zgjedhur fjalët të ndiera.
“Është ditëlindja e ëngjëllit të familjes tonë. Edhe pse je në gjumë se flen me pulat dhe s’po shef asnjë postim të dua shumë. Le të kalojmë një ditë të mrekullueshme së bashku nesër.”