fbpx

Urimin e Kylie, Kendall nuk e priti aq mirë

nga Revista Kosovarja

Kendall Jenner ka festuar 28-vjetorin e lindjes. Në ditën e saj speciale, e motra Kylie e ka uruar me një shaka që Kendallin nuk e ka bërë dhe aq për të qeshur.

Në vend që t’i uronte 28-vjetorin, Kylie e ka uruar motrën për 30-vjetorin duke i dërguar edhe një buqetë me luledielli.

”Gëzuar ditëlindjen motër. 30 vjeç! Koha fluturon. Të dua”, shkruan Kylie.

Kendall e ka postuar urimin duke vendosur një emoji me gishtin e mesit, si për të treguar se shakaja nuk e bëri dhe aq për të qeshur.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]