fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Ushtria serbe në gjendje të lartë gatishmërie pranë kufirit me Kosovën, a është ky kërcënim?

nga Revista Kosovarja
6 ditë më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjenerali Milan Mojsiloviq, me bashkëpunëtorët e tij më të afërt, ka vizituar sot pjesën e Ushtrisë serbe të angazhuara në kontrollin e Zonës së Sigurisë Tokësore dhe sigurinë e vijës kufitare me Kosovën.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, “gjenerali Mojsiloviq ka inspektuar nivelin e gatishmërisë luftarake të Forcave të Armatosura të Serbisë në zonën e bazave ushtarake ‘Tabalije’ dhe ‘Rudnica’ dhe aftësinë e tyre për të reaguar shpejt në rast nevoje dhe për të garantuar paqen dhe sigurinë në këtë pjesë të vendit”.

“Në dritën e ngjarjeve të fundit në ‘krahinën tonë jugore’ të shkaktuara nga lëvizjet e njëanshme të ‘institucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes në Prishtinë’, gjenerali Mojsiloviq shprehu kënaqësinë e tij për gatishmërinë e lartë luftarake të forcave të Forcave të Armatosura Serbe dhe faktin që ushtarët dhe oficerët e angazhuar janë të gatshëm, të motivuar dhe të trajnuar për të kryer çdo detyrë të caktuar nga atdheu i Serbisë”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Sipas njoftimit, gjatë vizitës në bazat në Zonën e Sigurisë Tokësore, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura shoqërohej nga gjeneralë që janë në pozita të larta në hierarkinë e ushtrisë serbe.

Ndryshe, gjatë ngjarjeve të ndodhura në veri të Kosovës, përkatësisht në kufirin Kosovë-Serbi pas paralajmërimeve nga Qeveria e Kosovës se që nga 1 gushti, do të niste zbatimi i reciprocitetit me Serbinë për targat dhe letërnjoftimet, ishte raportuar se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, kishte vizituar Shtabine e Përgjithshëm në Batajnicë, në lidhje me “marrjen e një vendimi për të reaguar ndaj tensioneve të krijuara në veri të Kosovës”.

Mirëpo, Thomas Theiner, një ish-anëtar i ushtrisë italiane dhe “ekspert për çështje të Luftës së Ftohtë” dhe strategjisë së mbrojtjes së Aleancës, një ditë pas zhvillimeve në veri të Kosovës, ku serbët vendosën barrikada, duke kundërshtuar masën e reciprocitetit, ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka marrë një mesazh të qartë nga NATO, përmes një oficeri të Shtabit të Përgjithshëm të dielën në mbrëmje.

“Mendoj se oficerët e Shtabit të Përgjithshëm të Serbisë mbrëmë i kanë shpjeguar presidentit Vuçiq se nëse ai guxon të sulmojë Kosovën, aeroplanët luftarakë të NATO-s do të reagojnë brenda pak orësh…”, ka shkruar Theiner në Twitter.

Sipas tij, brenda 48 orëve, në aeroportin e Prishtinës do të transportohej Brigada e 173-të Ajrore e Ushtrisë Amerikane, ndërsa në Aeroportin e Gjakovës (e ndërtuar nga Ushtria Italiane për këtë qëllim) Brigada e Parashutave e Ushtrisë Italiane “Folgore”.

Pas zhvillimeve në veri të Kosovës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Përmes një postimi në Twitter Stoltenberg ka thënë se me Vuçiqin kanë folur për tensionet e krijuara së fundmi në veri të Kosovës.

“NATO është e gatshme të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti, bazuar në mandatin që ia ka dhënë Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB)”, ka thënë Stoltenberg.

Më 31 korrik, serbët lokalë vendosën barrikada në veri të Kosovës për të kundërshtuar dy vendimet e Qeverisë së Kosovës lidhur me targat dhe dokumentet serbe.

Barrikadat u hoqën më 1 gusht dhe Qeveria e Kosovës u zotua se do të shtyjë për një muaj zbatimin e vendimit për pajisjen e shtetasve të Serbisë me dokument për hyrje-dalje, me të hyrë në territorin e Kosovës.

Lëshimi i dokumenteve parashihet në Marrëveshjen për lirinë e lëvizjes që Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar më 2011 në kuadër të dialogut. Që atëherë, Serbia lëshon dokumente të tilla për qytetarët e Kosovës.

Me kërkesën e ambasadorit amerikan në Kosovë është shtyrë edhe zbatimi i vendimit që ka të bëjë me riregjistrimin e makinave me targat që i lëshon Serbia, që Kosova i konsideron ilegale.


Etiketa: KosoveUshtria Serbe

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Rrëfimi prekës i luftëtarit, forcat serbe ia vranë 23 anëtarë të familjes në masakrën e Abrisë së Madhe

8 orë më parë
Aktuale

UNIONI I BIZNESEVE Shqiptare Gjermane me Drejtor Ekzekutiv Operativ (CEO)

9 orë më parë
Aktuale

Edhe Pallatit të Rinisë po i kthehet pamja origjinale

9 orë më parë
Aktuale

Familja Destani sjellë kompaninë e veturave elektrike në Tetovë – investimi më i madh ndonjëherë në këtë zonë

14 orë më parë
Aktuale

KEDS me punime në rrjet, paralajmërohen ndërprerje të rrymës

15 orë më parë
Aktuale

Vuçiq: Asociacioni s’është OJQ, nuk pres asgjë nga takimi me Kurtin

17 orë më parë
Postimi tjetër

Tri shenjat e Horoskopit që do të shijojnë periudhën më të bukur të jetës

Adriana Matoshi e zbulon për herë të parë gjoksin në publik

Dardan Gashi - “Hamdia” i “Çka ka shpija”, me kaq ëmbëlsi e thërret gruan

TË FUNDIT

A trembeni shpesh papritur në gjumë? Mjekët zbulojnë pse ju ndodh kjo dhe nëse është e rrezikshme

7 orë më parë

Sa herë jeni trembur në gjumë dhe jeni zgjuar të frikësuar, sepse nuk e keni ditur se ku gjendeni? Edhe...

Këto janë arsyet pse keni papritur dhimbje stomaku

7 orë më parë

Dhimbjet e stomakut janë mjaft të zakonshme dhe të gjithë preken nga to në një moment ose në një tjetër....

Horoskopi ditor, e premte 12 gusht 2022

8 orë më parë

Dashi Dielli do e ngrohe edhe me shume jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Do ndiheni me mire pranë...

Rrëfimi prekës i luftëtarit, forcat serbe ia vranë 23 anëtarë të familjes në masakrën e Abrisë së Madhe

8 orë më parë

Në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 po transmetohet cikli i rrëfimeve të të mbijetuarve të luftës e luftëtarëve. Sonte...

Arsyet e zgjimit të shpeshtë në të njëjtën kohë

8 orë më parë

Nëse zgjoheni në të njëjtën kohë çdo natë, kjo është një shenjë e qartë e një çekuilibri në trupin tuaj...

6 mënyra si të hyni përgjithmonë në zemrën e tij

8 orë më parë

Për meshkujt, disa karakteristika femërore janë shumë më të rëndësishme se pamja e jashtme. Përkundër faktit se shumë e e...

MË TË LEXUARAT

Këto bileta të Prishtinës vlejnë edhe për Sunny Hill në Tiranë

Si të shpëtoni nga zverdhja e dhëmbëve

Morena Taraku e viziton qenin në varreza, i bën një tjetër dedikim

J.Lo dhe Ben Affleck ndahen pak javë pas martesës, arsyeja do të ju habis

Reuters shkruan për arrestimin e gazetares ruse në Kosovë: Rusia aleat kryesor i Serbisë

Irina Shayk i lë pak vend imagjinatës me paraqitjen provokuese në bikini

Rapsodi Fatmir Makolli i dhuron një çifteli Dua Lipës

Zakonet e përditshme që shkatërrojnë shëndetin e dhëmbëve

Granit Cana kapet mat me një femër në pishinë

A mund ta dalloni gjarprin e fshehur në këtë fotografi?

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist