Me ushtrimet e teknikës së frymëmarrjes filloni shumë më herët para lindjes, ato do t’ju bëhen të natyrshme dhe do të dini si t’i aplikoni kur të fillojnë dhembjet e lindjes
Frymëmarrja ritmike kur keni dhembje të lindjes dhe gjatë lindjes do të shtojë qarkullimin e oksigjeni për ju dhe beben.
Do të jeni krenare me vetveten, kur të shihni se si jeni përballur me lindjen.
Kur të mësoni se çka ju ndodh kur humbni kontrollin ndaj frymëmarrjes mund t’ju ndihmojë që të kuptoni përse janë të mira për lindje këto ushtrime.
P.sh., kur jeni e frikësuar apo e tendosur frymëmarrja bëhet e cekët dhe e shpejtë, supet ju janë të nxjerra përpara, veshët, qafa dhe supet janë të tendosura.