79
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, përveç politikës, njihet edhe për aktivitetet që bën në sportet ekstreme
Berisha ka postuar në Instagram një video në të cilën shihet duke i çuar disa goma të veturave, gjë të cilën duket se e bën me shumë lehtësi.
Berisha njihet për aktivitetet e tij sportive, shumicën e të cilave i bën nëpër bjeshkët e Kosovës.
Gjatë dimrit, ai ka publikuar video duke u larë në ujë me akull, ndërkaq ai ka treguar se hobi i tij janë ngjitja në bjeshkë dhe sportet ekstreme.