fbpx

Vajza 24-vjeçare u martuar me 85-vjeçarin, që së shpejti do të bëhet baba

nga Revista Kosovarja

Një çift i martuar me një diferencë në moshë prej 61 vjetësh janë zotuar të nisin një familje, pavarësisht se burri 85-vjeçar është një dekadë më i vjetër se gjyshi i gruas së tij.

Miracle Pogue, 24 vjeçe nga Starkville, Misisipi, u takua me burrin e saj Charles Pogue, 85-vjeçar, në vitin 2019, kur ajo punonte në një lavanderi dhe çifti krijoi miqësi shumë shpejt.

Përkundër diferencës prej 61 vjetësh në moshë, çifti po shqyrton mundësinë që përmes frytnimit të asistuar mjekësor (IVF) të krijojë familje e të sigurohet që Charlsi, i cili nuk ka fëmijë, të lë pasardhës.

Miracle thotë se nëna e saj Tamika Phillips, 45-vjeçare dhe gjyshi i saj Joe Brown, 72-vjeçar, e mbështetën marrëdhënien e saj ma Charlsin që nga fillimi, pasi siç thotë ajo e panë se sa të lumtur e bëri pensionisti.

Por ajo thotë se e kishte të vështirë ta bindte për lidhjen, babanë e saj, Kareem Filips, 47-vjeçar.

Miracle ka thënë se në fillim të lidhjes vetëm e dinte që Charlsi ishte më i vjetër, por nuk e dinte saktë se sa vjet më i madh ishte ai.

“Kur zbulova se isha shumë me e re, ishte rreth dy muaj pasi që u njohëm dhe tashmë kisha ndjenja për të. E mora vesh në bisedë kur pyetëm njëri-tjetrin për datën e lindjes dhe ai tha se kishte lindur në vitin 1937”, ka treguar ajo, duke shtuar se mendonte që ishte rreth 60 apo 70 vjeç.

‘Nuk më intereson nëse ai është 100 apo 55 vjeç, më pëlqen. Mendova se ishte 60 apo 70 vjeç sepse duket shumë mirë. Ai është gjithmonë i zgjuar dhe aktiv”, ka treguar Miracle. / DailyMail

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]