fbpx

Vajza e çiftit të vrarë në Prishtinë e kishte lajmëruar babanë në Polici për dhunë ndaj nënës

nga Revista Kosovarja

Prokuroria ka konfirmuar se gruaja me inicialet S.S., që u vra nga burri i saj në Prishtinë, disa ditë para vrasjes kishte qenë viktimë e dhunës fizike që e kishte ushtruar ish-burri ndaj saj. Denoncimi i fundit kishte ndodhur 11 ditë para se të vritej.

Në njoftimin e tyre është thënë se më 3 mars të këtij viti, sipas shkresave të lëndës rezulton se vajza e të dëmtuarës, S.S. (tani e ndjera), e para e kishte raportuar rastin në polici.

Prokuroria njofton se është intervistuar e dëmtuara S.S., e cila në deklaratën e saj ka theksuar se me atë datë datë kishte pasur mosmarrëveshje me ish-bashkëshortin e saj dhe i njëjti e kishte sulmuar fizikisht, por sipas prokurorisë ka refuzuar ndihmën mjekësore.

Prokuroria thekson se i dyshuari ka mohuar dhunën, ndërsa më 04.03.2021, ka ftuar në polici për deklaratë shtesë të dëmtuarën S.S., por e njëjta përsëri nuk është paraqitur në Stacion policor.

Njoftimi i plotë i prokurorisë:

Prokuroria Themelore në Prishtinë-Departamenti i Përgjithshëm/Njësiti për Dhunë në Familje, njofton opinionin se pas raportimit të rastit nga policia, më 03.03.2021, ka iniciuar rastin “dhunë në familje”, kundër të dyshuarit (tani i ndjeri) L.S.

Sipas shkresave të lëndës rezulton se vajza e të dëmtuarës, S.S. (tani e ndjera), e para e kishte raportuar rastin në polici, ku menjëherë janë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe është intervistuar e dëmtuara S.S., e cila në deklaratën e saj ka theksuar se me këtë datë kishte pasur mosmarrëveshje me ish-bashkëshortin e saj dhe i njëjti e kishte sulmuar fizikisht, por që ka refuzuar të pranojë ndihmën mjekësore pasi ka qenë diçka momentale dhe nuk dëshiron që më tutje të vazhdojë me rastin.

Prokurori i Shtetit, ka autorizuar policinë që të ndërmarrë edhe veprime tjera të nevojshme hetimore, ku është intervistuar i dyshuari, i cili e ka mohuar ta ketë sulmuar ish-bashkëshorten e tij. Për të sqaruar ende këto rrethana të ekzistimit të veprës penale, prokuroria i ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, ashtu që, më 04.03.2021, ka ftuar në polici për deklaratë shtesë të dëmtuarën S.S., por e njëjta përsëri nuk është paraqitur në Stacion policor.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]