fbpx

Vajza e Cimës së ndjerë ndanë imazhin e gjyshit: Babi i babit tim, tani ata pushojnë bashkë, afër njëri – tjetrit

nga Revista Kosovarja

 Aktori i humorit, Rasim Thaçi, i njohur për publikun me nofkën, Cima, ndërroi jetë dy vite më parë pasi u prek me virusin Corona.

Ndarjen e tij nga jeta e përjetuan shumë edhe publiku që janë rritur me humorin e tij, e familjarët e humoristit janë ata që ende e ndjejnë mungesën e tij, shkruan “Kosovarja”.

Së fundi, vajza e të ndjerit Adelina Thaçi, ka bërë një postim mjaftë prekës.

Ajo ka postuar një fotografi të gjyshit të saj të ndjerit, babit të Cimës, ku në mbishkrim kishte shkruar me emocione të ndjera.

“Gjyshi im i ndjerë. Babi i babit tim, tani ata pushojnë bashkë, afër njëri – tjetrit”.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]