fbpx

Vajza e dërgon babain në një klub striptizmi për 100 vjetorin e lindjes

nga Revista Kosovarja

Vajza e një të moshuari, Gioaçhino “Jack” Poma vendosi ta çonte babanë e saj në një klub striptizmi për të festuar 100 vjetorin e tij.

Ditëlindja e çdo njeriu është një ditë e veçantë… Sidomos kur është e 100-ta .

Kështu Dina vendosi t’i bënte babait të saj dhuratën më të mirë, duke qenë se ai i “adhuron” gratë.

Kështu, ajo rezervoi një tavolinë për të në një nga klubet më të famshme të striptizmit në Teksas, ” Lodge “.

Gioaçhino ” Jack ” Poma i është dashur të vizitojë një ambjent të tillë që në moshë të vogël dhe siç mund ta shihni dhe në foto e ka shijuar me shpirt. Si ai, ashtu edhe kërcimtarët që dukej se po kënaqeshin me gëzimin e tij.

Në fakt,vajza e tij ishte pranë tij në çdo hap që ai hidhte, për të mos u “emocionuar” më shumë se çduhet me atë që shihte.

Vlen të theksohet se bashkëshortja e Xhekut ka vdekur 12 vite më parë , ndërsa gruaja me të cilën ai kishte një lidhje më vonë, gjithashtu vdiq vitin e kaluar.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]