fbpx

Vajza e Edona Llalloshit shkëlqen në semimaturë

nga Revista Kosovarja

Vajza e këngëtares së njohur Edona Lalloshi, ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale pas paraqitjes së saj në festën e semimaturës.

Këngëtarja ka ndarë disa foto në llogarinë në ‘instagram’, ku shihet duke e shoqëruar vajzën e saj në këtë ditë të veçantë, padyshim nuk kanë munguar as fjalët me të mira nga Edona për të bijën, shkruan “Kosovarja”.

“Urime semimaturën, Doa ime! Vajza ime e dashur, sot në këtë ditë të veçantë për ty, dhe gjithë bashkëmoshatarët e tu, dua t’ju uroj nga thellësia e zemrës shëndet e suksese në rrugëtimit tuaj të radhës drejt dijës. Jam pafund krenare për ty, për përkushtimin tënd, dhe për arritjet e tua. Shijojeni dhe shfrytëzojeni jetën në liri për të na bërë krenar! Të dua pafund” ishin fjalët e Llaloshit.



Pamja elegante dhe buzëqeshja e vajzës e kanë bërë atë të shkëlqejë në mesin e bashkëmoshatarëve.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]