fbpx

Vajza e Elsa Lilës shfaqet në publik për herë të parë, teksa shijonte performancën e nënës së saj

nga Revista Kosovarja

Elsa Lila u rikthye në ‘’Festivalin e Këngës’’ pas 25 viteve.

Këngëtarja që shihet si njëra nga pretendentet për të fituar festivalin e këtij viti u paraqit me këngën ‘’Evita’’,e cila i dedikohet vajzës së saj.

Evita, e cila tashmë është 12 vjeçe ishte e emocionuar nga dedikimi që i bëri e ëma dhe kamera e fokusoi për disa sekonda teksa e shijonte performancën e nënës së saj.

Kjo ishte paraqitja e parë e saj në publik që nga koha kur ishte një foshnjë dhe Elsa e kishte prezantuar përmes një seti të realizuar nga Fadil Berisha.

Evita tashmë është rritur dhe duket qartë se ka marrë shumë nga pamja e ëmbël e Elsës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]