fbpx

Vajza e Ibrahim Tatlises me koncert në Prishtinë

nga Revista Kosovarja

Dilan Tatlises u bë e njohur duke qenë vajza e këngëtarit legjendar turk,  Ibrahim Tatlises.

Siç dihet ajo e ka trashëguar edhe talentin për muzikë nga i ati.

Së fundmi, është bërë e ditur se Dilan do të performojë në Prishtinë.

Koncerti i saj do të mbahet më 15 tetor në një klub nate në kryeqytetin Kosovar.

Përmes një postimi në Instagram, Dilan ka thënë se është shumë e emocionuar sepse ky koncert është pas dasmës së saj.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]