fbpx

Vajza e Ilirit flet për “Big Brother VIP” dhe ka dy fjalë për Donaldin

nga Revista Kosovarja

Iliri ka folur gjithnjë brenda “Big Brother VIP” për të bijën, Emily, me të cilën ka një lidhje shumë të ngushtë. Ajo nuk është krejt e panjohur për publikun pasi ka ndjekur rrugën e të atit dhe ka qenë pjesëmarrëse në disa emisione televiziove. Sakaq, Emily u bë protagoniste e “Big Brother VIP” të shtunën me një surprizë për balerinin.

Sot ajo ka realizuar një intervistë me “Shqipëria Live”, ku ka folur rreth “Big Brother” dhe konkurrentëve. Ajo tha se Arjolën e pëlqen shumë dhe se i duket lojtare e fortë, gjithashtu Donaldi i duket lojtar i fortë, pavarësisht se nuk e pëlqen sepse zihet me të atin.

“Një person që më pëlqen shumë është Arjola, por konsideroj të fortë edhe Donaldi, megjithëse nuk më pëlqen se zihet gjithmonë me babin”, u shpreh Emily.

Përsa i përket puthjes në buzë, që ajo shkëmbeu me babain dhe u bë virale. Emily tha se kishte 4 muaj pa e parë dhe se e kishte marrë malli dhe kjo ishte një shenjë malli e se e konsideron diçka natyrale.

Vajza e Ilirit tha se ai gjest mund të interpretohet keq në qoftë se do ishte në një situatë tjetër, por jo kur një vajzë kishte 4 muaj pa e takuar babain e saj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]