fbpx

Vajza e Steve Jobs tallet me iPhone 14 – Pse?

nga Revista Kosovarja

Prej kohësh, ekziston një mosbesim në mesin e adhuruesve të produkteve të Apple dhe, mesa duket, mes tyre është edhe vajza e bashkëthemeluesit të ndjerë, Steve Jobs. Eve Jobs duket se ka ironizuar iPhone 14 dhe inovacionin e kompanisë.

Ajo shpërndau një meme virale, që tregon një burrë që pozon me një këmishë identike me atë që ka veshur. “Unë po përmirësohem nga iPhone 13 në iPhone 14 pas njoftimit të Apple sot,” shkruhet në të.

Në dekadën pas vdekjes së Steve Jobs dhe së fundmi, pas largimit të Jony Ive –drejtori kreativ i Apple dhe mik i ngushtë i Jobs – kritikët kanë nxjerrë në pah se çdo iPhone është i ngjashëm me çdo pajisje tjetër Apple.

Disa vënë në pah se nuk ekziston më “zhurma” e dikurshme për pajisjet e kompanisë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]