Besniku është aktori dhe producenti i cili ia rrëmbeu zemrën prezantueses dhe aktores nga Shqipëra, Jonida Vokshi, dhe tani më janë të martuar e kanë një vajzë.
Vajza e tyre qenka tejet e lidhur për prindërit e saj dhe nga dashuria e tepërt ajo nuk mund të rrijë asnjë minut pa babain.
Në Instastory të Besnikut mund të shihni se si ajo nuk e lë babin e saj të ushqehet i qetë, por rri e ulur në prehrin e tij dhe e shoqëron atë derisa ha, shkruan “Kosovarja”.
Dashuria e prindërve për fëmijët nuk ka kufij, madje kush pyet për bukë kur e ke dashurinë në prehër. /Kosovarja/