fbpx

Vajzat e maskuara dhunojnë bashkëmoshataren në Prishtinë dhe publikojnë videon online

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës ka njoftuar se një vajzë është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuara, ndërsa akti i dhunës është filmuar dhe ndarë nëpër rrjete sociale. Ngjarja ka ndodhur në mëngjesin e së mërkurës.

Siç njofton policia në raportditor, viktima ka njoftuar uniformat blu se ishte sulmuar nga dy vajza të maskuara, të cilat përveç dhunës fizike, kanë incizuar të gjithë aktin e dhunës ku dhe më pas e kanë shpërndarë videon në rrjete sociale.

Policia ka arritur të identifikonte njërën nga të dyshuarat, e cila është arrestuar menjëherë.

Ajo është intervistuar në prani të prokurorit kujdestar dhe me vendim të tij, është dërguar në mbajtje.

Rasti është cilësuar si “Lëndim i lehtë trupor”./Insajderi.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]