Cristiano Ronaldo u shpërngul bashkë me familje në Arabinë Saudite pasi nënshkroi me klubin Al-Nassr.
E bashkë me yllin portugez në tokën arabe kanë zbarkuar edhe vajzat e tij, Alana dhe Eva.
Ndërkohë, ato kanë befasuar me veprimin e tyre.
Në fakt, në rrjetet sociale po qarkullon një video ku shihen të bijat e “CR7” duke kënduar në gjuhën arabe, gjuhë të cilën po mundohen edhe ta mësojnë.
“Vajzat tona tashmë po këndojnë arabisht”, ka shkruar partnerja e Ronaldos, Georgina Rodriguez.
Ronaldo e ka nisur mjaft mirë eksperiencën arabe duke shënuar më shumë gola se që ka ndeshje, ani pse liga nuk është prej më të fortave.