fbpx

Vaksina antiCovid-19 e Oksfordit rezulton e sigurt

nga Revista Kosovarja

Një vaksinë kundër koronavirusit e zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit ka rezultuar e sigurt dhe po trajnon sistemin imunitar.

Në rreth 1,077 njerëz që u testua vaksina, çoi në bërjen e antitrupave dhe qelizave të bardha të gjakut që mund të luftojnë koronavirusin, shkruan BBC.

Gjetjet janë jashtëzakonisht premtuese, por është ende shumë shpejt të dihet nëse kjo është e mjaftueshme për të ofruar mbrojtje dhe janë duke u zhvilluar edhe testime më të mëdha.

Mbretëria e Bashkuar tashmë ka porositur 90 milion doza të vaksinës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]