Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Vaksinimi i vajzave të moshës 12 vjeçare kundër Human Papilloma Virusit, çfarë duhet të dini

nga Revista Kosovarja

Ministria e Shëndetësisë ka siguruar mbi 15 mijë doza të vaksinës Human Papilloma Virusi (HPV), e cila njofton se do të jepet në shkolla (për vajzat e klasave të gjashta) nga ekipet e vaksinimit të Kujdesit Parësor Shëndetësor nën mbikqëqyrjen e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Mbi artikull

Sipas MSH-së, dëshmitë shkencore kanë treguar se vaksina HPV është e sigurt dhe shumë efektive, prandaj Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje prindërve dhe kujdestarëvë ligjorë që t’i vaksinojnë vajzat e tyre, duke i mbrojtur ato nga HPV, që është shkaku numër një i kancerit të qafës së mitrës.

Human Papilloma Virusi (HPV) është infeksioni viral më i shpeshtë i organeve riprodhuese tek gratë dhe burrat dhe nëse nuk trajtohet shkakton 95% të kancereve të qafës së mitrës, informon ministria.

“Vaksina HPV, mund të parandalojë më shumë se 90% të kancereve të ndërlidhura me Human Papilloma Virusin, dhe aktualisht, kjo vaksinë jepet në 126 vende të botës, të cilat e kanë përfshirë atë në Kalendarin e tyre kombëtar të vaksinimit të rregullt për vajzat”, thuhet në njoftimin e MSH-së, transmeton Express.

Moneytizer Paragrafi 4

Njoftimi i plotë:

https://www.facebook.com/Ministria.Shendetesise.RKS/posts/707738471529971?ref=embed_post

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]