fbpx

Valdete Daka kërkon votim për secilën parti veçmas, e kundërshton VV

nga Revista Kosovarja

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se rekomandimi i zyrës për certifikim të partive politike dhe kandidatëve do të vendoset në votim, megjithatë ajo ka thënë se do të votojnë për secilën parti veç e veç.

Daka ka thënë se KQZ asnjëherë nuk kanë votuar në paketë.“Do të votojmë për secilën listë veç e veç. Rekomandimin e kemi dhe do të votojmë për secilën parti”, ka thënë Daka.

Ajo ka lexuar edhe Nenin 26 paragrafin e parë, ku thuhet se duhet të shqyrtohet secila listë e partive veç e veç.Një gjë e tillë po kundërshtohet nga dy përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi dhe Alim Rama.Kurteshi madje ka drejtuar akuza për përfaqësuesin e LDK’së për presion tek zyra për certifikim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]