Ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka treguar arsyen se pse nuk ka rrjete sociale.
Në emisionin “Week end”, në Klan Kosova, ajo tha se në vitin 2010 kur edhe u bë kryetare e KQZ-së, komentet ofenduese vërshuan ndaj daj.
“Kam vendosur të mos kem rrjete sociale sepse në vitin 2010, jo që kam qenë shumë aktive,por kur u bëra kryetare e KQZ-së nëpër rrjete kanë filluar komente, ka pasur komente jo të dëshirueshme, dhe nuk kam dashtë me u marr dhe jeta ime private me qenë pjesë e të gjithëve. Jeta publike është diçka tjetër, jeta private duhet të jetë larg nga mediat”, tha ajo.
“Edhe unë jam njeri si të gjithë, nuk është e këndshme kur ke komente ofenduese dhe negative, kur je në një pozitë mundesh edhe me gabu, jo gjithmonë gjithçka vlerësohet siç e pret, por komentet ofenduese të nxjerrin nga takti dhe shpesh jepen vlerësime e mendime. Njerëzit nuk e dinë kush jam unë, s’mund ta dinë kush jam. Ta ofendojnë familjen, ty me lloj-lloj komente”, u shpreh tutje Daka.