Valdete Daka në një intervistë me Besim Dinën në emisionin “Oxygen”, rrëfeu gjerë e gjatë për jetën dhe karrierën e saj.
Daka e cila për afro 11 vite ka qenë një prej figurave më të rëndësishme në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), foli edhe për momentin kur ajo u largua nga ky post. Largimi i saj kishte ngjallur reagime të shumta në opinionin publik, shkruan “Kosovarja”.
Andaj nuk ka munguar as pyetja nga Besimi “Pse mendoni se ju hoqi Vjosa Osmani nga posti i kryetares së KQZ-së, duke pasur parasysh se jeni edhe familjare?”
Përgjigjja e Valdete Dakës ishte e matur teksa theksoi “Nuk e di arsyen, por po ne jemi familjare, jo edhe aq të ngushta por jemi”.