fbpx

Valentin Veizi ka dy fjalë për Elsa Lilën: Më ke bërë pis këngën!

nga Revista Kosovarja

Valentin Veizi është një prej kompozitorëve më të suksesshëm në Shqipëri.

Ai ka disa herë fitues çmimesh kombëtare dhe ndërkombëtare.
Në vitin 1996 ai zbuloi zërin e Elsa Lilës dhe e tërheq këngëtaren e re nga skena e Festivalit të Fëmijëve për në skenën e madhe të Festivalit Kombëtar. Ata u shpërblyen në “Fest ’96” me vendin e parë me këngën “Pyes Lotin” . Suksesi i dyve do të përsëritej një vit më vonë me këngën “Larg Urrejtjes” e cila gjithashtu rrëmben vendin e parë në ‘Fest ’97” .Por Veizi ka reaguar ashpër sot në Facebooku-un e tij duke thënë se ajo dhe Capital T i kanë shkatërruar këngën. Më poshtë gjeni statusin e plotë të Veizit:
MOS MA BENI PIS KENGEN!

Sot kam marre shume mesazhe e telefonata nga shoke e miq, dashamires e simpatizante te muzikes sime te indinjuar ne lidhje te nje varianti te kenges “Pyes Lotin” qe eshte kenduar nga Elsa Lila edhe Capital T ne naten e trete Festivali 61 i RTSHse, duke qene se skam patur mundesi te ndjek festivalin e kerkoj edhe e degjoj ne YouTube kengen, me ben pershtypje (indinjuan) dy gjera : e para nuk e di kush ka mare guximin e ka pasur kurajon te ma bej “pis” kengen time, mire qe nuk kane aftesine profesionale per te “rifreskuar” apo te sjellin ndryshe nje kenge ,por keta nuk kane as edukaten edhe as respektin te pakten te kontaktojne per te marre lejen e autorit .
se dyti :Ti (kushdo)mund te rikendosh nje kenge, por nuk ke asnje te drejte te ndryshosh e te denigrosh kengen pa lejen e autorit ,(kompozitorit).

Me lini tja u them troc edhe njehere Liles edhe Capitalit, modeli i kenges qe ju sollet eshte modeli se si mund te denigrosh ,shperfytyrosh nje kenge aq te bukur si kenga “Pyes Lotin” , prandaj do ti lutem Radio televizionit

Shqiptar ta heqi nga cdo lloj transmetimi kete variant te shemtuar!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]