fbpx

Valët e të nxehtit godasin Botërorin e Klubeve, rrezikojnë edhe Kupën e Botës 2026

nga Revista Kosovarja

Nxehtësia ekstreme dhe kërcënimi nga bubullimat dhe rrufetë po shkaktojnë telashe serioze në Kupën e Botës për Klube që po zhvillohet në Shtetet e Bashkuara – dhe sipas paralajmërimeve, kjo situatë pritet të përsëritet edhe në Botërorin “USA 2026”.

Me një valë të të nxehtit brutal që ka përfshirë pjesën lindore të SHBA-ve, trajnerët dhe lojtarët janë detyruar të përshtaten për të shmangur rreziqet.

Borussia Dortmund ka bërë një lëvizje të pazakontë në ndeshjen kundër Mamelodi Sundowns në Cincinnati, duke i lënë zëvendësuesit në dhomat e zhveshjes gjatë pjesës së parë – vetëm që të mos ekspozoheshin në diellin përvëlues.

Në anën tjetër, trajneri i Chelseat, Enzo Maresca, u detyrua të ndalë stërvitjen në Filadelfia të hënën, kur temperaturat atje arritën deri në 99 gradë Fahrenheit (37.2°C).

Trajneri i Dortmundit, Niko Kovac, paralajmëron se kushtet ekstreme të motit mund të ndikojnë në mënyrë direkte në rezultatin përfundimtar të turneut.

“Mendoj se ky turne nuk do të vendoset nga skuadra më e mirë, por nga skuadra që mund t’i përshtatet më mirë këtyre kushteve të motit. Ata ndoshta do ta fitojnë këtë turne,” tha Kovac.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]