fbpx

Valixhe e dyshimtë në oborrin e Komunës së Mitrovicës, intervenon policia

nga Revista Kosovarja

Specialët e Policisë së Kosovës kanë hapur një valixhe të dyshimtë në oborrin e Komunës së Mitrovicës.

Raportohet se brenda saj kishte vetëm rroba.

Në foton e siguruar nga Jepi Zë shihet një anëtar i njësisë speciale duke bërë kontrollin e valixhes e cila fillimisht alarmoi policinë duke vendosur shiritin përreth objektit të Komunës.

Redaksia e Tëvë1 ka dërguar pyetje në polici, por të njëjtit nuk kanë akoma detaje për rastin.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]