89
Analisti Valon Syla tha se kryeministri Albin Kurti e ka djegur partneritetin me SHBA-në për populizëm. Kështu u shpreh Syla në Pressing teksa po diskutohet aktualiteti politik i Kosovës.
“Albin Kurti e ka pas krejt mbështetjen, s’ka dashtë. Albin Kurti në vend të bashkëpunimit ka dashtë me marrë poena populist. Edhe e ka djegë edhe partneritetin, qata ka masa sanksionuese”, tha Syla në Pressing, transmeton Express. “Fjala e Macron duhet me u merr seriozisht”, tha ai. Syla shtoi se “Asociacioni është punë e kryer”.