fbpx

Valon Syla lajmërohet pas sulmit: Me çdo gjasë ka të bëjë me reagimet e mia rreth ‘Mulla Mercedesit’

nga Revista Kosovarja

Gazetari Valon Syla ka reaguar në Facebook për sulmin që iu bë mbrëmë nga tre persona, në hyrje të një lokali në Breg të Diellit. Nga sulmi ka thënë se ka marrë lëndime të rënda në kokë dhe në dorën e majtë.

Sipas tij, sulmi ka të bëjë me reagimet e tij lidhur me veturën që iu dhurua hoxhës Mazllam Mazllami.

Syla ka shkruar se u sulmua “nga 3 persona, në dukje islamik fanatik”.

“Ishim në debat te Lleo në Pressing, dhe sulmuesit na kishin percjellur prej se kemi dale nga ndertesa e T7 duke na u percjedhur me veturë nga pas, deri te vendi ku jemi ndalur, une Ilir Mirena dhe Leonard Kerquki per takim edhe me disa gazetare te tjere pas debatit.

Kete here e kishim zgjedhur kafiterinë Image në Breg të Diellit per tu takuar. Dhe pikërisht para shkalleve duke hy ne lokal u sulmova nga 3 persona, në dukje islamik fanatik.

Sulmi me çdo gjase ka të bëjë me reagimet e mia rreth ‘Mulla Mercedesit’ dhe ngjarjeve në BIK, qe duket se nuk ju ka pelqyer fare dhe keshtu ka nxitur ketë komunitet te militanteve islamik të organizojne sulm fizik të paramenduar”, ka shkruar Syla.

Gazetari Valon Syla rreth mesnatës u sulmua nga disa persona në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

Ai pësoi lëndime në kokë dhe pas trajtimit mjekësor, nga QKUK-ja tha se sulmuesit ishin “tre islamikë fanatikë”.

Syla paraprakisht ishte në emisionin Pressing në T7, ku është analist. Temë diskutimi ishte debati që ka shkaktuar nisja e gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale Hagë..

Sulmin e dënoi edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, por edhe organizata më e madhe e gazetarëve në Europë.

https://www.facebook.com/valon.a.syla.9/posts/2270226479816724

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]