Analisti i njohur, Valon Syla ka qenë tejet nervoz sonte në emisionin “Pressing” në T7.
Derisa po debatonte me Ermal Sadikun dhe Tomë Gashin për aksionin në veri, Syla ka shpërfaqur mllefin e tij pasi sipas tij asgjë nuk është duke u bërë në rrafshin praktik në veri.
Në fillim të videos, Syla dëgjohet duke thënë se Njësia Speciale vetëm është duke qëndruar atje dhe po hanë pashteta.